Sulmuesi argjentinas Emiliano Sala humbi jetën tragjikisht, teksa ishte nisur nga Franca drejt Uellsit, pasi klubi i Nantes kishte arritur marrëveshjen për shitjen e tij te skuadra e Cardiff, por avioni me të cilin ai udhëtonte, u rrëzua në kanalin e La Manshit.
Megjithatë që prej asaj kohe, klubi i Nantes dhe ai i Cardiffit u përfshinë në një betejë në lidhje me pagesën për kartonin, që uellsianët refuzuan ta bëjnë, pro që FIFA vendosi t’u japë të drejtë francezëve.
Për më tepër, siç raporton BBC, organizmi drejtues i futbollit në botë i ka dhënë ultimatum klubit të Cardiffit që të paguajë brenda 45 ditëve këstin e parë prej 6 milionë eurosh, pasi në të kundërt do t’i pezullohet merkatoja për 3 sesione.
Mësohet se ky pezullim do të aplikohet vetëm nëse vonohet kësti i parë, pasi nëse uellsianët do të tentojnë të bëjnë rezistencë, atëherë bllokimi i merkatos pritet të jetë më i gjatë, ndërsa nuk përjashtohen edhe masat shtesë.
Top Channel