U gjet e vdekur në Durrës, identifikohet viktima
03/11/2019 15:06
Një person u gjet ditën e sotme nga policia kufitare në Durrës. Policia bën me dije se është identifikuar identiteti i viktimës dhe është një 44-vjeçare nga Shijaku.
Sipas policisë, viktima A.Sh vuante probleme depresive.
Njoftimi i parë:
Durrës
Informacion paraprak
Më datë 03.11.2019, në lagjen nr 13 Plazh-Durrës, është gjetur e mbytur në det, një shtetase e moshës afërsisht 25-30 vjeçe.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.
Në vëndngjarje ndodhet grupi hetimor për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel