Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës ku bëhet me dije se Policia Kufitare ka gjetur një trup të pajetë në det.

E vetmja gjë që dihet deri më tani është që trupi i përket një vajze e moshës 25-30 vjeç.

Trupi i pajetë është gjetur në sektorin “Teuta” të plazhit të Durrësit.

Durrës

Informacion paraprak

Më datë​ 03.11.2019, në lagjen nr 13 Plazh-Durrës, është gjetur e mbytur në det, një shtetase e moshës afërsisht 25-30 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA