Fëmijë shqiptarë që ndodhen në kampin e ferrit Al Hol të Sirisë dhe të afërmit e tyre që kërkojnë rikthimin në shtëpi. Me ikjen e forcave kurde dhe ndërhyrjen e ushtrisë turke situata atje ka ndryshuar. Të gjithë presin me ankth se çdo të ndodhë.

“Djali është larguar më 8 shkurt të 2013. Ai s’kishte atë mendje që të ikte andej.. ku e di unë! E moren në qafë”- thotë Hurma Alinj, e ëma e Ervisit të larguar.

“Se prisja unë kurrë, së prisja këtë. Ai më shkatërroi mua”- thotë i ati i Ervisit.

“Ky është djali, Krenari. Kjo është Adelina, nusja e djalit. Këto janë çupat Elona me Ermën, njëra ishte 9 vjeç tjetra 5 vjeç. Këtu është Elona ato ditë që do ikte në Siri. Kanë ikur natën. Oh, tu bëftë nëna. I rrita vetë”- thotë Asije Shuli.

“T’na sjellin fëmijët. Kam 6 vjet që i kërko se kam sot, 6 vjet që i kërkoj unë”- thotë Dylber SHuli, i ati i Krenarit.

“Nëse ka ardhur një frymë këtu, ka ardhur nga jashtë. Xhamia para se të largoheshin ata frekuentohej nga besimtarë të panjohur”- thotë Vladimir Lipo, kryeplaku i fshatit Leshnicë.

“Bismilah e rrahman e rrahim. Janë falur në këtë xhami. Fjalime jo nuk kishte për në Siri. Se kush mbushi mendjen e tij që shkon atje. S’i lejohet nuk është mirë”- thotë Nefail Lilo, praktikant mysliman.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA