Sfida me Francën do të ulë siparin e kualifikueseve të Euro 2020 për kombëtaren shqiptare që është praktikisht e eliminuar. Akti i fundit do të zhvillohet në 17 nëntor, por që shënon nisjen e funksionimit të stadiumit të ri, Arena Kombëtare.

Interesi është i madh për këtë ndeshje, që paraprihet nga ajo e 14 nëntorit në Elbasan Arena. Janë të shumtë personat që kanë vërshuar në dyqanet e Federatës Shqiptare të Futbollit të cilët janë të interesuar për biletat e ndeshjeve të fundit të kombëtares. Por në këtë pikë ka diçka që nuk shkon dhe ka të bëjë me çmimet e biletave që variojnë nga 2000 në 7000 lekë për person dhe që përfshijnë si sfidën me Andorrën në 14 nëntor ashtu edhe atë me Francën të dielën e ardhshme.

Janë këto shifra zyrtare që janë shpalosur në dyqanet zyrtare të Federatës dhe që janë bërë në bazë të një mekanizmi që i detyron tifozët të bëjnë një shpenzim të tillë; ai që dëshiron të blejë biletë për ndeshjen e Arenës Kombëtare me Francën, është i detyruar te blejë edhe atë për sfidën me Andorrën. Bileta më pak e kushtueshme është ajo pas portave, 1500 lekë për sfidën me Francën dhe 500 për Andorrën që në total shkon në 2000 Lekë.

Ndërsa biletat më të kushtueshme janë ato të tribunës qendrore të cilat për ndeshjen me Francën kushton 5000 Lekë që kombinohet me vlerën e 2000 Lekëve të sfidës me Andorrën për një vlerë totale prej 7000 Lekësh. Ndaj këtyre çmimeve ka reaguar edhe zv/kryeministri Erion brace që ka ironizuar FSHF nëpërmjet një postimi të tij në Instagram Stories. ‘Ai bletë biletat për Francën? Me të futme apo si? Mos e harroni për Ata ‘futbolli nuk është për hallexhinj-ishte komenti i Braces në postimin e tij

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA