Nuk janë më pak të prekura nga ideologjitë ekstremiste fetare rrethet e tjera të Shqipërisë.
Në shtëpinë e Sherif Tarshani në Mollas të Elbasanit mbizotëron qetësia. I larguar në Siri që në korrik të 2013 u vra përgjatë luftimeve një vit më pas. 35 vjeçari jetonte në Siri bashkë me gruan femijët dhe prindërit.
Ishte korriku i 6 viteve më parë, muaji që familja Taushani braktisti banesën. Sot në të jeton një tjetër familje, që vëllai i Sherifit i ka vendosur për mirëmbajtjen e shtëpisë, me shpresën se një ditë prindërit dhe nipërit do të kthehen.
“Ata kanë ikur një natë, të gjithë si familje. Po se si ikën, se i gënjyen se deshën vetë nuk e di. 6 persona, fëmijët kanë qenë shumë të vegjël. Prindërit kanë qenë në pension, në moshën 73 vjeç. Po njerëz shumë të mirë, punëtore”- tha Flamur Sare, kushëriri i Sherifit.
Top Channel