Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Zajm të Klinës, ku një person teksa drejtonte automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur një person me biçikletë duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë ku është arrestuar i dyshuari.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në spitalin e Pejës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar./KosovaPress/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA