Kosovë/ Ndërron jetë zv.ministri i financave
03/11/2019 14:12
Ish-kryetari i komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviç ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare pas një sulmi në zemër.
Stojanoviç ishte kryetari i parë i komunës së Graçanicës ku e mbajti nga viti 2009 në 2013.
Së fundmi ai ishte zëvendësministër në Ministrinë e Financave në qeverinë e Kosovës.
Stojanoviç ishte i martuar dhe la pas gruan me tre fëmijë, shkruajnë mediat serbe.
Top Channel