Në foto:

Në lidhje me ngjarjen që ndodhi të premten pasdite, ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe Aleksandër Laho, prokuroria pritet të marrë edhe dëshminë e këtij të fundit në lidhje me atentatin dhe përfshirjen e tij në këtë çështje. Aleksandër Laho, njihet edhe me dy pseudonime, Rrumi i Sukthit dhe Landi Muharremi.

Hetimet e prokurorisë, po ashtu po presin një përgjigje të rëndësishme siç është ajo e ekspertizës së policisë shkencore mbi automjetetit i cili u gjend i braktisur rreth një orë pas ngjarjes, pranë varrezave të fshatit Shkafanë, në Ishëm.

Në automjetin e braktisur dhe të padjegur, i cili rezulton me targa të vjedhura, u gjendën dy armë të tipit kallashnikovë, maska por edhe shishe me benzinë.

Ndërkaq, burimet bëjnë me dije se ditën e shtunë, janë marrë për kqyrje edhe kamerat e sigurisë së restorantit ku ka qenë duke drekuar prokurori Arjan Ndoja. Prokuroria ka marrë dëshminë e këtij të fundit lidhur me ngjarjen, por megjithatë ai pretendon dhe këmbëngul se nuk ishte ai shënjestra e atentatit.

Ndoja ka pranuar se ka drekuar në një restorant të plazhit me Lahon ku dhe janë takuar për të udhëtuar më pas drejt kryeqytetit, por që mbetën të plagosur në mbikalimin e Shkozetit.

Paralelisht po punohet edhe me pistën, që krahas prokurorit shënjestër të mund të ketë qëne Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Sukthit.
Pikërisht për të gjetur se kush ishte shënjestra e atentatit, prokuroria e ka regjistruar çështjen për grup të strukturua Kriminal dhe vrasje në rrethana cilësuese të mbetur në tentativë.

Ndërkaq, mbrëmjen që ndodhi atentati, mes të shoqërurve për ngjarjen ishte Plarent Dervishi dhe Julian Meçe, por që më pas u lanë të lirë, për shkak se ata kishin alibi mbi momentet kur në mbikalimin e Shkozetit ku udhëtonte prokurori se bashku me dy të tjerë persona, të tre mbetën të plagosur nga breshëria e plumbave që dolën nga një makinë që po i ndiqte.

Andi Bora

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA