46 vjeçari hidhet nga kati i gjashtë, ndërron jetë
03/11/2019 13:07
Një ngjarje e rëndë është shënuar pak më parë në Tiranë, ku një 46-vjeçar ka ndërruar jetë pasi dyshohet që është vetëhedhur nga kati i gjashtë i banesës.
Akoma nuk dihen detajet e kësaj ngjarje, teksa dyshohet që shkak të jenë bërë kushtet e rënda psikologjike.
Njoftim
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 12:30 në rrugën “Irfan Tomini”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi R. K., 46 vjeç, ku si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel