Tirana mori përkohësisht kryesimin e renditjes në kategorinë Superiore, por mund ta kishte bërë këtë e vetme nëse nuk do të rezistonte në shtesë në transfertën e Durrësit.
Bardheblutë ishin fitues për 91 minuta ndaj Teutës, por në fund u befasuan duke dorëzuan suksesin që ëndërronin aq shumë, pasi u ndalën në barazimin 1-1.
Ekipet nuk u ruajtën aspak në prapavijë që në minutat e para por ishin miqtë që morën epërsinë pas cerek ore lojë. në një avancim nga e majta, sfera shkoi te Vangjeli por nëse tentativa me kokë e mbrojtësit ishte pa sukses, nuk ndodhi kështu me finalizimin e saktë nga Ngo’ 1-0 për Tiranën imponoi reagim për vendasit por ishin sërish bardheblutë që iu afruan golit me Halilin dhe Bathën, por dështuan për të siguruar rezultatin.
Në skajin tjetër Lika u shqetësua disi nga ofensiva e Cyrbjes dhe Kallakut por as ndërrimet e Shkëmbit dhe as presioni final nuk dhanë rezultat deri në shtesë.
Pikërisht kur askush nuk e priste, një aksion me fat që u devijua drejt tranversës, mbajti sferën në lojë para se Hoxha të fiksonte ndeshjen 1-1. Tirana tani kryeson bashkë me Partizanin, në pritje të sfidës së Demave të kuq.
Zhgënjeu ndërkohë Skënderbeu që edhe pse mori i pari avantazhin ndaj Lacit, nuk diti ta ruajë në shtëpi duke u mundur 1-3. Supergoli i Gripshti ishte vetëm një entuziazëm momental pasi Lushkja u përgjigj në të njëjtën mënyrë për kurbinasit.
Pas pushimit Nuabueze dy herë dhe Xhixha mes dy golave të sulmuesit, sanksionuan disfatën e korcarëve që tani zbresin drejt zonës së ftohtë të rënies.
Top Channel