Një teshtimë mund t’i thyejë kockat! Sëmundja e rrallë e bebes që theu këmbën në barkun e së ëmës

02/11/2019 13:30

Një nënë e shokuar ka treguar se si vogëlushja e saj theu këmbën teksa gjendej në barkun e saj, për t’u diagnostikuar më pas me një sëmundje të rrallë, ku qoftë edhe një teshtimë i shkakton krisje apo thyerje të kockave,

E vogla Mya Honca, tanimë 4-muajshe vuan nga osteogenesis imperfect, e njohur ndryshe si sëmundja e kockave të brishta.

Mjekët mundën ta identifikonin sëmundjen në fjalë pasi mësuan se Mya kish’ pësuar një frakturë në barkun e së ëmës.

“Mya është kaq e brishtë; a thua se është prej porcelani apo qelqi. Tregohemi shumë të kujdesshëm kur e ushqejmë. Kaq fëmijë delikat sa mund t’i thyejmë krejt papritur një kockë”, deklaron e ëma.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA