Do të prehen në fshatin Gryksh të Peqinit, familja Kola hap dyert për ceremoninë mortore të katër anëtarëve që vdiqën tragjikisht në Itali Presidenti Ilir Meta, në ditën ndërkombëtare të medias, ka ngritur shqetësimin pasi sipas tij, liria e medias në vendin tonë fatkeqësisht është përkeqësuar ndjeshëm.
“Shumë portale në të zezë e kanë ngritur “Fake News” në sistem, duke u vënë në shërbim të shtetit të propagandës. Ndërsa praktikat e “kasetave të gatshme” dhe të transmetimeve me “regji qendrore” po u imponohen gjithmonë e më shpesh televizioneve”, deklaroi Meta.
Presidenti republikës merr përsipër të analizojë dhe të mbërrijë në përfundimin se cilat media në Shqipëri janë të besueshme, pa thënë se ku e bazon këtë konstatim.
“Zëri i Amerikës” dhe “Deutche Welle” vijojnë të mbeten të vetmet burime informacioni të besueshme për shqiptarët edhe 30 vite pas rënies së komunizmit, për shkak se mediat shqiptare vijojnë të trysnohen e shantazhohen, në kurriz të raportimit të lajmit të vërtetë duke humbur besueshmërinë në sytë e opinionit publik”, shtoi ai.
Pa media të lirë dhe të pavarur, thekson presidenti Ilir Meta,rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian është e pamundur.
“Apeloj me forcë heqjen dorë nga dhuna fizike e psikologjike, kërcënimi, shantazhimi dhe çdo lloj presioni, ngado që të vijë, ndaj gazetarëve. Shpreh solidaritetin tim të plotë me ta dhe i inkurajoj të vijojnë misionin e tyre me guxim, pa u trembur, në funksion të interesit publik e kombëtar, transparencës e llogaridhënies në çdo nivel shtetëror”, deklaroi presidenti.
Presidenti Ilir Meta, thekson se fjala e lirë dhe liria e medias janë një kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike.
Top Channel