Bajerni i Mynihut ofroi një pasdite argëtuese për tifozët vendas në Frankfurt, por e ktheu në makth transfertën ndaj Aijntrahtit me humbjen e thellë 5-1.
Skuadra e trajnerit Kovac që me të gjitha gjasat nuk do mbijetojë për shumë ditë, vuajti inferioritetin numerik pas përjashtimit të Boateng, e më pas u shpërfytyrua.
Kostiç dhe Sou i dhanë avantazhin vendasve por Levandovski provoi të rikthejë kampionët në diskutim. Pas pushimit nuk pati më histori. Abraham, Hintereger dhe Paciencia mbyllën ndeshjen katastrofike që imponon shkarkimin e paralajmëruar të kroatit Niko Kovac.
Tashmë Bajern i Mynihut rrëshqet minus 4 pikë nga Borusia Mynshengladbah që kryeson Bundesligën. I dyti është Dortmund që arriti të fitonte thellë kundër Volfsburgut, dhe i treti në renditje është Lajpcig, një skenar që bavarezët nuk e kishin imagjinuar.
Top Channel