Itali/Messina, një murgeshë shkon në spital dhe zbulon se është shtatzënë

02/11/2019 12:37

Murgesha 34 vjecare shkruajnë mediat italiane për shkak të dhimbjeve të forta në bark iu nënshtrua kontrolleve me eko për të zbuluar origjinën e problemeve.

Por mjeku zbuloi se murgesha ishte shtatzënë, vizita u krye në spitalin Sant ‘Agata di Militello, në provincën e Messina. Murgesha që ishte jetonte në një manastir në një qytet të vogël të Nebrodi u transferua në Palermo nga urdhri fetar të cilit i përket, i cili nuk ka lëshuar deklarata. Lajmi, i raportuar nga Gazzetta del Sud i Messina, u konfirmua në qarqet kishtare. I njëjti burim ka bërë të ditur që murgesha, pasi të ketë lindur, mund të zgjedhë të braktisë urdhrin dhe t’i përkushtohet rolit të nënës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA