Në brigjet e Maltës u gjetën mbetjet e një nëndetëseje britanike me 44 persona në bord, që humbi jetën në mënyrë të mistershme gjatë luftës së dytë botërore.
HMS Urge, pjesë e Flotiljes së 10-të britanike të nëndetëseve u largua nga ishulli mesdhetar në 27 prill 1942, por nuk arriti kurrë në destinacionin e saj në portin egjiptian të Aleksandrisë. Deri më tani arsyet e zhdukjes së anijes dhe vendodhjes së saj përfundimtare ishin të panjohura.
Studiuesit mendojnë që anija u fundos nga një minë detare shumë pranë ishullit. Tani ajo shtrihet nën shtratin e detit, afërisht 400 metra poshtë. Kujtojmë që kërkimi për nëndetësen, nisi në vitin 2017, kut Francis Dickinson, nipi i komandantit të HMS Urge, kontaktoi me Universitetin e Maltës për të pyetur për punën e këtij institucioni për hartat e detit.
Urge ishte një prej 13 nëndetëseve të vogla “U-Class” të humbura në Mesdhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Top Channel