Lufta në Ukrainë/ Kievi dhe Moska drejt raundit të dytë të bisedimeve ballë për ballë, SHBA flet për hap të madh përpara
India vazhdon të jetë një ndër vendet me ajrin më të ndotur në botë.
Në Nju Delhi si shkak i ajrit të ndotur u shpërndanë rreth 5 milionë maska në shkollat e kryeqytetit. Gjithashtu ajri i ndotur detyroi që autoritetet të shpallnin emergjëncën shëndetësore publike.
Ishte Gjykata Supreme që vendosi disa kufizime në qytet dhe dy shtete fqinje, pasi cilësia e ajrit u përkeqësua në nivel “të rëndë”.
Nivelet e grimcave të rrezikshme në ajër thuhet të jenë 20 herë më të larta se maksimumi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Shkollat e Nju Delhit u mbyllën së paku deri të martën. Të gjitha ndërtimet u ndërprenë për një javë, ndërsa qitja e fishekzjarreve u ndalua.
Nga e hëna u tha se qyteti do të prezantojë një skemë të përkohshme edhe për kufizimin e qarkullimit të makinave. Kryeministri i Nju Delhit, Arvind Kejriëal, tha se qyteti është shndërruar në një “dhomë gazi”.
Një nga arsyet kryesore për cilësinë e dobët të ajrit çdo vit në nëntor dhe dhjetor është se fermerët në shtetet fqinje, Punxhab dhe Harjana, djegin të korra për të pastruar fushat e tyre.
Arsyet e tjera përfshijnë pluhurin nga ndërtimet dhe emetimet e fabrikave dhe makinave.
Top Channel