“Populli është me ty”/ Tubim kundër agresionit amerikan në Karakas, Maduro: Duam paqe me sovranitet kombëtar, jo paqe skllevërish Vdekja është një subjekt tabu në shumë kultura, por në meksikë, ajo është motiv feste, të paktën një herë në vit, kur shtëpitë dhe rrugët e vendit mbushen me lule, qirinj, ëmbëlsira dhe kafka shumëngjyrëshe për të nderuar ata që janë larguar nga kjo jetë.
Është një festë popullore që mbahet më 1 dhe 2 nëntor dhe që përzien rrënjët indigjene me traditat kristiane të erës koloniale spanjolle, nën besimin se ato mund të bashkojnë për dy netë, të gjallët dhe të vdekurit.
E konsideruar festa më e rëndësishme dhe e dashur nga meksikanët, ekspertët thonë se dita e të vdekurve është origjinale dhe unike. Baza për këto festime moderne, shoqëron legjendën se Meksika, populli indigjen dominues në erën para-hispanike meksikane, udhëtonin pas vdekjes në nëntë rajone të nëntokës, të njohura si Mictlan.
Fati final i njerëzve përcaktohej nga sjellja e tyre në jetë. Dhe që nga ajo kohë, e ka zanafillën marrëdhënia e meksikanëve me vdekjen. Nëpër altarë ofrohen ushqimet e preferuara të të vdekurve, apo vendosen sende personale të tyre, shoqëruar nga dekorime, si lule apo çokollata. Dita e të vdekurve, kjo festë e hershme, është përfshirë edhe nga UNESCO në listën e trashëgimive botërore.
Top Channel