Pasditen e së premtes prokurori i Durrësit Arian Ndoja, u plagos sëbashku me dy persona të tjera, Andi Maloku dhe Aleksandër Lahon.
Gjatë atentatit ai që ka marr më shumë plumba në trup është shoferi i prokurorit, Andi Maloku.
Burime për Top Channel bëjnë në ditur se në trupin e Malokut janë gjetur disa plumba të cilët kanë sjellë dëmtime serioze.
Njëri plumb ka hyrë në gjoks ku i ka prekur mushkëritë, ndërsa plumbi tjetër i ka prekur shtyllën kurrizore duke e paralizuar atë. Andi Maloku sapo ka ardhur pranë Spitalit Ushtarak i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, bluzat e bardha thonë që ende ekzaminimet nuk kanë përfunduar për pasojë pritet që Maloku të futet përsëri në sallën e operacionit.
Ish-punonjësi i policisë pranë komisariatit të Krujës, prej kohësh ishte shofer i prokurorit Arian Ndoja. Për Top Channel nga Spitali i Traumës Rudina Muca.
Top Channel