
23/02 16:50
Gjashtë persona janë lënduar gjatë të shtënave me armë që ka ndodhur në një kafiteri në Marsejë, ka njoftuar sot policia franceze.
Të shtënat kishin ndodhur rreth orës 20:30 në kafeterinë Terminus, kur një person me motoçikletë iu afrua kafeterisë dhe hapi zjarr, pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi.
Njëri nga gjashtë të lënduar është në gjendje kritike, e siç raportojnë mediat lokale pas të shtënave e tërë zona është bllokuar për shkaqe sigurie, kurse policia është duke u munduar të konfirmojë identitetin e sulmuesit.
Mendohet se ky sulm ka të bëjë me krimin e organizuar, megjithatë asgjë zyrtare nuk ka derisa policia nuk është deklaruar lidhje me këtë.
Top Channel