Shefi djall u thur një tjetër plan hileqar konkurrentëve. Visara përvëlohet nga salca pikante, Wasabi

01/11/2019 21:55

Shefi u ka mbirë në derën e shtëpisë konkurrentëve këtë natë. Me një garuzhde në dorë, pikërisht atë që në natën e parë ia kishte dhuruar Livias për ta përdorur si pasqyrë, meqë ajo e kishte fiksim pasqyrën, ai i ka nxitur ata që të vrapojnë drejt kuzhinës për të zgjedhur pajisjen që ata e konsiderojnë si më të rëndësishmen.

Ndërsa ata vraponin kush e kush të mbërrinte më parë, shefi djall dukej së po i vinte në lojë sepse kishte thurur një tjetër plan hileqar për ta. Do t’i vinte përballë sfidës së shijes, duke ua theksuar se asgjë nuk është më shumë e rëndësishme për një kuzhiner sesa shija.

Ndaj thikat, lugët, tiganët e rrahëset e vezëve që ata kishin zgjedhur nuk do t’ju hynin fare në punë, sepse sfida e re për ta do të ishte: konsumimi i gatimeve me sy mbyllur, për të kuptuar kështu vetëm në bazë të shijes, produktet e çdo pjate.
Shefi vendosi që për çdo skuadër të dilnin dy përfaqësues: dy liderat Visara dhe Vjonisi, dhe dy konkurrentë të tjerë të zgjedhur nga liderat. Këta të fundit zgjodhën Livian dhe Arditin.

I pari e ka nisur Vjonisi. Ai gjeti një numër të konsiderueshëm të produkteve duke e nisur me këmbë të mbarë sfidën. Më pas, Visara ka provuar pjatën e saj por papritur ra në grackën e shef Renatos, që i vuri në pirun pikërisht Wasabin, salcën pikante që të përvëlon.

Kurth të cilin donte t’ja ngrinte pak më vonë dhe Livias e cila e kuptoi dhe nuk e kapërdiu poshtë. Livia i ka shtuar pikë skuadrës së saj pasi doli shumë mirë në këtë provë por kjo nuk mjaftoi për t’i shpallur vajzat fituese sepse edhe Arditi gjeti përbërësit e pjatës së tij. Më në fund djemtë u shpallën fitues.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA