24/11 15:46
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen e parafundit kualifikuese të Euro 2020, Shqipëri-Andorrë e cila do të luhet më 14 nëntor në “Elbasan Arena”.
Sipas njoftimit të FSHF, sportdashësit e interesuar mund t’i gjejnë biletat pranë dyqanit zyrtar të FSHF-së, tek biletaria stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë ose në “Elbasan Arena” në Elbasan.
Gjithashtu, biletat do të shiten edhe online.
Një biletë në pjesën VIP do të kushtojë 8 000 lekë, ndërkohë që çmimi vjen dhe ulet ku vendet më të lira janë tribunat G2 dhe C2, të cilat do të kushtojnë vetëm 500 lekë.
Top Channel