Pochettino një favorit, Bayern drejt ndërrimit të stolit

01/11/2019 10:58

Nga një ide sugjestionuese në sezonin e kaluar, po merr gjithmonë e më shumë kuota emërimi i një trajneri të njohur në pankinën e Bajernit të Mynihut.

Skuadra kampione e Gjermanisë që po vuan një krizë rezultatesh, nuk do të presë as përfundimin e fazës së parë për të shkuar Niko Kovaç, e për të bërë ndryshimet e nevojshme në stol, që të rikthejë sezonin në rrugën e duhur.

Aktualisht në Pole Position për postin prestigjioz është Mauricio Poçetino. Trajneri argjentinas që drejton prej vitesh Totenhemin duke mos pranuar asnjë nga ofertat joshëse që i kanë ardhur nga klubet më të njohura europiane, duket se këtë radhë po intrigohet nga Bundesliga.

Agjencia gjermane Sport 1 ka raportuar se 47 vjeçari udhëzoi prokuratorin e tij për të negociuar kushtet, në rast se do të pranojë të ulet në gjysmën e këtij sezoni, në stolin bavarez.

Totenhem ka vuajtur një nisje zhgënjyese të kampionatit anglez me vetëm 12 pikë në 10 ndeshje, jashtë zonës së kualifikimit në Champions dhe me një mori kritikash për lojën e dobët. Në kampin tjetër situata është disi më mirë, por Bajern do të shkarkojë Kovaç në rast se merr garancinë për ardhjen e Poçetinos.

Një tjetër emër i pëlqyer në skuadrën gjermane është trajneri aktual i Ajaksit, Erik Ten Hag.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA