Përditësoni software-in, iPhone u bën thirrje përdoruesve të Apple

01/11/2019 01:25

Përdoruesit e iPhoneve të epokës së Steve Jobs-it mund te përballen me bllokimin e disa aplikacioneve të djelën, nëse nuk përditësojnë software-in.

Apple sqaroi se një pjesë e pajisjeve iPhone5, seria e fundit e iphonëve të mbikqyruar nga vetë Jobs, do të kenë nevojë të përditësohen në versionin iOS, numër 10.3.4. Pa këtë update, disa aplikacione të tyre, përfshirë App Store, iCloud, Email, dhe kërkim në Web, nuk do të funksionojnë.

Problemet do të nisin pak përpara mesnatës së të shtunës. Shumë përdorues ndër vite e kanë pasur shqetësim përditësimin e iPhoneve me bateri të vjetra për shkak të problemeve të performancës.

Disa prej tyre madje pretendojnë se kompania i ngadalëson vetë telefonat e vjetër për të inkurajuar blerjet e reja. Apple i mohoi të tilla pretendime në mesin e një hetimi të nisur nga qeveria amerikane për këtë çështje në vitin 2018.

“Ne kurrë nuk kemi bërë dhe nuk do të bëjmë asgjë për të shkurtuar qëllimisht jetën e çdo produkti Apple”, pat thënë asokohe kompania. Ndërkohë, në këshillat e fundit thotë se është gjithmonë një ide e mirë që sistemit operativ të iPhoneve t’i bëhet vazhdimisht përditësim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA