Operacioni i rrallë te “Hipokrati”/ Mjekët rindërtojnë gjirin e një paciente të prekur nga kanceri

01/11/2019 15:21

Operacioni i parë i rindërtimit të gjirit tek një paciente me kancer në QSUT, ekskluzivisht në emisionin “Hipokrati”. Një ndërhyrje kirurgjikale për rindërtimin e gjirit e kryer për herë të parë me sukses në spitalin Onkologjik në QSUT është transmetuar ekskluzivisht në emisionin “Hipokrati” në Top Channel.

Bëhet fjalë për një operacion që përfshin aplikimin e protezës prepektorale përmes teknikave më inovatore që përdoren sot në botë, të realizuar tek një paciente 37 vjeçare të diagnostikuar me kancer gjiri. Një ekip mjekësh drejtuar nga prof.ass Helidon Nina me mbështetjen e kirurgut të mirënjohur Dimitrios Varvaras kanë shpjeguar hap pas hapi ndërhyrjen krirugjikale tek pacientja ndërsa kamera e “Hipokratit” ka mundur të filmojë drejtpërdrejtë kryerjen e këtij operacioni.

Mjekët kanë kryer një ndërhyrje për kancerin e gjirit. Gjatë muajit tetor, muaj i sensibilizimit në luftën kundër kancerit të gjirit “Hipokrati” i kushtoi 2 emisione të plota diagnostikimit dhe trajtimit të kësaj sëmundje përmes ekspertizës jo vetëm të mjekëve më të mirë në Spitalin Onkologjik por edhe mjekëve të huaj, të ftuar ekskluzivisht në studion e këtij emisioni si kirurgu Dimitrios Varvaras dhe onkologu kimioterapist Raffaele Madaio. Kanceri i gjirit është sëmundja tumorale më e përhapur ndër gratë në mbarë botën, por specialistët pohojnë se kjo patologji në 90 % të rasteve është e shërueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA