Operacionet në Siri shtojnë polemikat, gjermanët: Turqia jashtë NATOs

01/11/2019 14:13

Sondazhet e fundit tregojnë se shumica e gjermanëve mbështesin përjashtimin e Turqisë nga NATO – e madje këtë ide e përkrahine dhe mjaft politikanë.

Operacioni ushtarak i Turqisë në veri të Sirisë, thotë DW, i ka rënduar edhe më tej marrëdhëniet me NATO-n. Ndaj edhe thirrjet për përjashtimin e Turqisë nga aleanca po përforcohen: Krahas politkikanëve të majtë edhe kryetari i grupit parlamentar të socialdemokratëve, Rolf Mützenich, e vë në pikëpyetje antarësimin turk në NATO.

Edhe një pjesë e gjerë e popullsisë gjermane janë për këtë: Në një sondazh të Institutit të Demoskopisë, YouGov mandatuar nga Agjencia Gjermane e Lajmeve, (DPA) 58 përqind e të anketuarve janë shprehur për përjashtimin e Turqisë nga NATO, vetëm 18 përqind ishin kundër këtij opsioni.

Për qeverinë turke operacioni ushtarak në veri të Sirisë ishte një sukses i madh: Me këtë është cënuar ndjeshëm krijimi i një shteti kurd. Por njëkohësisht ky mision është në një situatë të qartë të konfliktit të interesit me shumicën e vendeve të NATO-s: ndërhyrja ushtarake e ka forcuar të ashtuquajturin Shteti Islamik (IS)dhe ka lehtësuar arratinë e luftëtarëve IS, është kritika nga Perëndimi. Ky operacion, vazhdon DW, ka forcuar edhe konkurrenten më të madhe të NATO-s, Rusinë.

Megjithatë, një përjashtim i Turqisë nga NATO në aspektin ligjor nuk ka gjasa e madje është pothuajse i pamundur. Marrëveshja e NATO-s nuk parashikon që një vend të përjashtohet nga aleanca transatlantike. Por një vend anëtar sipas nenit 13 në marrëveshjen e NATO-s mund të shpallë vetë daljen prej saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA