Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Milani është vendosur prej kohësh në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe ka hedhur sytë tek rivalët e Juventusit. Drejtuesit e “djallit” synojnë njërin mes Daniele Ruganit dhe Merih Demiral.
Këto dy profile nuk janë të rinj për dëshirat e klubit, pasi në merkaton e verës Milan u interesua për Demiral duke ofruar edhe 30 milion euro për shërbimet e turkut. Por oferta e tyre u refuzua dhe zonja e vjetër vendosi ta mbante lojtarin.
Aktualisht në klubin bardhezi janë 5 mbrojtës qendre dhe largimi i njërit prej tyre duket i sigurt. Rugani duket më pranë largimit duke parë që italiani ka luajtur vetëm 90 minuta këtë sezon. Ajo që mund të konsiderohet si pengesë për drejtuesit kuqezi është dëmtimi i kapitenit Chiellini dhe çdo gjë do të vendoset nga gjendja e italianit.
Top Channel