Lufta në Ukrainë/ Kievi dhe Moska drejt raundit të dytë të bisedimeve ballë për ballë, SHBA flet për hap të madh përpara
Një burrë në Indonezi është rrahur me kamxhik në publik, sipas një ligji të cilin e mbështeti derisa hyri në fuqi.
Muklis, deputet i një rajoni tepër konservator në Indonezi, si shumë indonezianë në atë zonë ka vetëm një emër dhe jo mbiemër. Ai u rrah me 28 kamxhikë përpara turmës pasi u kap duke kryer marrëdhënie me një grua të martuar.
Një video e botuar nga agjencia e lajmeve AFP tregon se si Muklis shtrëngon muskujt e fytyrës teksa pret goditjet me kamxhik, ndërkohë që publiku filmonte me celularë.
Ligji i sheriatit hyri në zbatim në shtator të vitit 2015 dhe Muklis ishte një prej atyre që e mbështetën që nga fillimi. Deri tani janë rrahur shumë njerëz, sipas këtij ligji.
15 persona u dënuan vetëm vjet, pesë prej tyre gra, për krime nga më të ndryshmet. Dy burra u rrahën me nga 83 goditje kamxhiku për veprime homoseksuale.
Aj.P
Top Channel