Ishëm/ Gjendet makina e braktisur me dy kallashnikovë, dyshohet se i përket atentatorëve të prokurorit

01/11/2019 21:10

Pranë varrezave të fshatit Shkafanë të Ishmit, në Durrës, policia ka gjetur një mjet që dyshohet se i përket autorëve që realizuan sot atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndojit. Nga kontrolli paraprak, brenda automjetit u gjetën dy kallashnikovë dhe dy maska.

Mjeti është i tipit ‘Benz 280’, me targa të vjedhura në Tiranë. Policia e ka gjetur të padëmtuar mjetin.

E gjithë zona është siguruar, ndërkohë që kqyrja e automjetit për të siguruar të tjera prova do të bëhet nesër në mëngjes, me dritë natyrale.

Makina me të cilën udhëtonte Arjan Ndoji, së bashku me dy persona të tjerë, Landi Muharremi dhe Andi Maloku, u godit pasditen e sotme me breshëri plumbash pranë mbikalimit të Shkozetit, në autostradën Tiranë-Durrës.

Të tre personat morën plagë, por në gjendje më të rëndë paraqitet shoferi i makinës, Andi Maloku.

  RENEA stacionohet në Durrës, masa të larta sigurie pas atentatit ndaj prokurorit

  Atentati ndaj prokurorit, reagon Basha: Ngjarja u parapri nga kërcënimet direkte të Ramës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA