Më mijëra njerëz që jetojnë në kampet e tmerrshme të refugjatëve në dy ishuj grekë, janë në prag të katastrofës – paralajmëron organi evropian që mbron të drejtat e njeriut.

Dunja Mijatovic, komisionere për të drejtat e njeriut në këshillin e Evropës flet për një situatë shpërthyese në ishujt në Egje ku 36 mijë azilkërkues mbahen. Disa orë më vonë, Greqia miratoi një ligj që synon përshpejtimin e deportimeve.

Kryeministri grek tha se të gjithë refugjatët do të mbrohen por portat e greqisë nuk do të hapen për këdo. Opozita e krahut të majtë ka kritikuar ligjin dhe disa grupe humanitare përfshirë agjencinë e refugjatëve të kombeve të bashkuara UNHCR, kanë paralajmëruar se ligji mund të reduktojë mbështetjen për azilkërkuesit.

Por, kryeministri i qendrës së majtë, Qiriakos Micotaqis, tha se lëvizja do të zbrapste ata që nuk i plotësojnë kushtet për azil dhe tha në parlament se tashmë kupa është mbushur. Rreth një milionë refugjatë, përfshirë shumë nga ata që i janë larguar luftës në siri, kanë kaluar nga turqia në ishujt grekë në 2015. Turqia pranoi një marrëveshje financiare me BE për të reduktuar fluksin, por vetë ajo vazhdon të mbajë 3.6 milionë sirianë.

Muajt e fundit numrat janë shtuar dhe të gjitha kampet në ishujt grekë janë të mbushur përtej kapaciteteve të tyre. Mijatovic, vizitoi qendrat e pritjes në ishujt lesbos dhe samos dhe tha se situata atje është përkeqësuar ndjeshëm e nevojiten masa emergjente për të adresuar kushtet e dëshpëruara në të cilat jetojnë mijëra qënie njerëzore.

Ardita Becolli

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA