Stadiumi i ri i kombëtares shqiptare të futbollit nuk do të mund të jetë gati për ndeshjen testuese të kësaj të diele, ku ishin programuar të zbarkonin edhe zyrtarë të UEFA-s për lejen finale.

Ankthi i tifozëve kuqezi nëse do të jetë po jo gati arena e re për sfidën ndaj Francës, duket se kështu është shtuar.

Pavarësisht garancive nga ana e FSHF-së, ndeshja e kampionatit të femrave, Vllaznia-Apolonia, e planifikuar për tu luajtur në stadiumin e ri kombëtar ditën e dielë, datë 3 Nëntor, ora 19:00, do të spostohet për të dielën e ardhshme.

Sipas qeverisë së futbollit në vendin tonë, është kryer një rimbjellje e fushës për periudhën e dimrit, pas konsultave me kompaninë greke e cila ka kryer shtrimin dhe mirëmbajtjen e tapetit të fushës.

Kështu ndeshja spostohet për të pasur një fushë në gjendje optimale në prag të ndeshjes inaguruese që do të zhvillohet më datë 17 Nëntor, kundër Francës në Arenën kombëtare. 3 ditë para transalpinëve, Shqipëria luan me Andorrën në Elbasan Arena.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA