Lufta në Ukrainë/ Kievi dhe Moska drejt raundit të dytë të bisedimeve ballë për ballë, SHBA flet për hap të madh përpara 25/01 23:00
Shumica e këshillit rajonal të Dresdenit, në Gjermani, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për nazizmin.
Ky është një akt që nuk u votua nga partia CDU e Merkelit, të cilët e quajtën si të gabuar e thjesht simbolik.
Rezoluta u votua nga kryeqyteti i Saksonisë me motivimin se ka pasur sjellje antidemokratike, antipluraliste, të cilat vijnë nga e djathta ekstreme e që shkojnë kundër njerëzimit, deri në përplasje të dhunshme.
Autoritetet vendore të Dresdenit duan të përforcojnë kulturën demokratike dhe të mbrojnë më mirë pakicat dhe viktimat e dhunës nga e djathta.
Aj.P
Top Channel