Një biznesmen mobiliesh në Hjuston të SHBA-ve, Xhim Mekingvejll, i njohur ndryshe si Maku i Dyshekëve, kishte vënë bast për ekipin e zemrës së bejsbollit, por do të humbiste para edhe sikur ata të fitonin kupën.

Humbja e thellë e “Astros” ndaj “Uashington Nationals” bëri që biznesmeni të humbasë 13 milionë dollarë që kishte vënë bast për ekipin të tij.

Por edhe sikur ekipi të fitonte, ai prapë do të humbiste. Ai u ka premtuar klientëve që kanë blerë më shumë se 3000 dollarë mall në dyqanin e dyshekëve, se do t’ua kthente të gjitha paratë nëse Astros fitonte kupën.

“Unë nuk i vë bastet me portofol, por me zemër. Zemra m’u thye për ekipin, si tifoz, jo për paratë”, tha ai.

Mekingvejll njihet edhe si bamirës i madh. Në vitin 2017 strehoi nëpër dyqanet e tij njerëz të cilëve u ishin dëmtuar banesat nga uragani Harvej, dhe më pas nga përmbytjet e stuhisë Imelda.

Aj.P

FOTO GALERI
1/3
Humbja e thellë e “Astros” ndaj “Uashington Nationals” bëri që biznesmeni të humbasë 13 milionë dollarë që kishte vënë bast për ekipin të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA