I pranishëm në “Forumin për zhvillimin e Medias” në Tiranë, ambasadori i OSBE-së në Tiranë , Berndt Borchard theksoi rëndësinë e lirisë së të shprehurit duke theksuar se rastet e kërcënimit të gazetarëve nuk janë harruar.

“Sa i përket progresit kanë qenë çështje të cilat duhet të adresohen dhe është e rëndësishme që duhet t’i jepet profesionalizmit. Kemi thirrur ekspertët për të dhënë rekomandimet për këtë çështje sa i takon ndikimeve të medias, ka disa faqe në internet që përdorin informacion të ndikueshëm të anshëm dhe të pavërtetë dhe pronarët e tyre nuk dihen se kush janë dhe nuk mund të bëjmë sikur kemi harruar disa raste që gazetarët janë kërcënuar dhe ne e kemi ndjekur nga afër këtë çështje”, u shpreh fillimisht ai.

Më tej deklaroi:

” Ne nuk mund të bëjmë sikur kemi harruar disa raste që gazetarët janë kërcënuar dhe ne e kemi ndjekur nga afër këtë çështje. Këto çështje janë të rëndësishëm për t’u ndjekur dhe janë shumë e rëndësishme ndryshimet në ligjin mbi median. Kemi përfaqësues të medias së lirë për të zhvilluar më në detaj dhe do japim mbështetjen tonë për profesionistët e medias.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA