Kombëtarja argjentinase e futbollit do të impenjohet këtë muaj në dy miqësore luksi që vlejnë më shumë për krenarinë e tifozëve sesa për hierarkinë në FIFA.
Por më shumë se gjithçka, mbështetësit e Selesion janë entuziazmuar nga rikthimi i Luionel Mesit. Futbollisti i Barcelonës që më në fund ka shlyer pezullimin 3 mujor pas kritikave të ashpra ndaj arbitrit në Kupën e Amerikës, gjen vend në listën e fundit të trajnerit Skaloni.
Mesi projektohet si titullar fillimisht ndaj rivalit më të ashpër në futbollin botëror, ndaj Brazilit në 15 nëntor, dhe më pas 3 ditë më vonë ndaj një tjetër kundërshtari me histori të luftuar sportive si Uruguaj. Seleksioneri i Argjentinës ka përfshirë në listë dhe dy futbollistë që po shkëlqejnë aktualisht në serinë A, Paulo Dybala me Juventus dhe Lautaro Martinez me Interin.
Kush priste ndryshim të politikave me një emër kontrovers në repartin ofensiv, do të duhet të zhgënjehet me përjashtimin e radhës për Mauro Ikardin. Bomberi që shkëlqeu në suksesin e Paris Sën Zhermenit në klasiken ndaj Marsejës, do të duhet ti shohë miqësoret e luksit nga ekrani i vogël.
Top Channel