Marotta: Skudeto nuk është objektiv i yni, në janar do të ketë përforcime

31/10/2019 20:42

Tifozët e Interit janë shumë të kënaqur me paraqitjet e skuadrës deri më tani, e cila ndodhet në vendin e dytë në kampionat një pikë më pak se Juventusi që mban vendin e parë. Këto rezultate i kanë entuziazmuar shumë tifozët e zikaltërve të cilët kanë filluar të ëndërrojnë për titullin.

Për të ulur entuziazmin ka menduar Giuseppe Marotta i cili është shprehur:

“Këtë sezon nuk kemi si objektiv titullin kampion, por një rritje graduale dhe një përmirësim të ndjeshëm jo vetëm në lojë, por edhe në renditje dhe pikë të grumbulluara. Kemi planifikuar një rritje graduale të skuadrës nga sezoni në sezon, por natyrisht që nëse në  fund do të jemi në garë për titull, atëherë pse të mos e provojmë”, u shpreh ai.

Tekniku Antiono Conte në deklaratë për mediat ka përsëritur nevojën për të shtuar kontingjentin në skuadër sidomos në repartin e mesfushës, për këto deklarata ka një përgjigje nga Marotta:

“Është normale që për të garuar denjësisht në tre kompeticione, siç duam të bëjmë ne, duhet të kemi një organikë të kompletuar dhe në këtë pikë trajneri ka të drejtë. Ne do të provojmë të bëjmë diçka në janar, ndonëse ky sezon merkatoje nuk ofron shumë mundësi. Megjithatë mund të them se në mesfushë kemi nevojë për më shumë numra” deklaroi drejtuesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA