
25/02 09:55
Trajneri i Chelseas Frank Lampard, ka thënë se Carabao Cup, nuk ka qenë prioritet për klubin.
Dje Chelsea u mposhtë nga Manchester United me rezultat 1-2, gjë që bëri të eliminohen nga ky trofe, transmeton KosovaPress.
Tekniku anglez ka thënë se është i kënaqur me skuadrën pasi lojtarët me moshë të re luajtën shumë mirë.
“Kemi fituar shtatë ndeshje radhazi. Duam të vazhdojmë me fitore në ndeshjet e radhës në Ligën e Kampionëve. Forma në ligë ka qenë shumë e mirë. Këto janë prioritetet. Duam të fitojmë ndeshjet dhe të japim më të mirën. Kur shikoja skuadrën e merituan çdo minutë që luajtën”, deklaroi ai.
Ndeshja e radhës për “Blutë” është kundër Watford këtë të diele.
Top Channel