Çudia e futbollistit në Burundi, mbante në gojë monedhën kundër magjisë, e gëlltit dhe vdes 25/12 01:09
Juventus ka hyrë në garë për sulmuesin e RB Salzburg, Erling Haaland.
19-vjeçari i ka impresionuar të gjithë me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni, gjë që ka marrë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane.
Sipas disa spekulimeve edhe “Zonja e Vjetër” dëshiron ta transferojë lojtarin gjatë afatit dimëror.
Disa raportime thonë që kampioni i Italisë është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro për futbollistin norvegjez.
Përveç Juventus, për shërbimet e futbollistit Haaland të interesuar mbeten Manchester United, City dhe Real Madrid, transmeton KosovaPress.
Haaland ka shënuar 22 gola gjatë këtij sezoni në vetëm 15 paraqitje për gjigantin austriak.
Top Channel