12 emigrantë nga Siria dhe Sudani janë gjetur nga autoritetet kufitare në Belgjikë gjatë ditës së sotme, një javë pas ngjarjes së tmerrshme në Britani me 39 të vdekur.

Ata u morën nga policia dhe po mbahen nga Zyra e Emigrimit në Antuerp, sipas zëdhënëses së autoriteteve belge.

Shoferi nuk ishte në dijeni që ata kishin hyrë në kamion. Ai po transportonte fruta-perime dhe sapo vuri re emigrantët, njoftoi menjëherë policinë.

Aj.P

FOTO GALERI
1/31
Ndërkohë, në Britani, shoferi nga Mbretëria e Bashkuar, që u arrestua pas vdekjes së 39 emigrantëve u akuzua nga prokuroria se ka 10 muaj që punon për një trafik ndërkombëtar qeniesh njerëzore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA