Nis menjëherë lufta mes Mamdanit dhe Donald Trump, kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut bën gati 200 avokatë kundër Presidentit amerikan Në vitin 1999, Metallica bashkëpunuan me orkestrën simfonike të San Franciscos, për dy koncerte historike që më pas do të shndërroheshin në një album të certifikuar 5 herë platin.
Ndonëse bashkepunimi surprizoi shumëkënd kur u lajmërua për herë të parë, rezultati i ndërthurjes së tingujve të fortë heavy metal dhe simfonisë, rezultoi një kryevepër e vlerësuar në masë nga publiku dhe kritika.
Metallica e përsëritën koncertin edhe dy herë të tjera atë vit, një herë me orkestrën e Neë York-ut dhe një herë me atë të Berlinit, për të mos u kthyer më deri në vitin 2019, kur për të shënuar 20-vjetorin e koncerteve origjinale, dy produktet muzikore më të famshme të San Franciscos, iu rikthyen bashkëpunimit.
Rezultati: 2 koncerte sold out, në një atmosferë unike, me publik të ardhur nga të katër anët e globit. E për të gjithe ata që nuk munden të sigurojnë një biletë, koncertet u filmuan dhe u shndërruan në një film, që vjen në 30 tetor, për një herë të vetme, në mbi 3000 kinema në të gjithë botën.
Jetona Koçibelli
Top Channel