Meta: Marrja e Presidencës së BE nga Kroacia, mundësi për Shqipërinë për çeljen e negociatave

30/10/2019 12:42

Presidenti Ilir Meta ka takuar kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković në prag të marrjes së Presidencës së BE nga Kroacia.

Meta thotë se “marrja e Presidencës së BE për herë të parë nga Kroacia dhe qëndrimi i saj pro zgjerimit, mundësi e shtuar për Shqipërinë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian gjatë Samitit të Zagrebit në maj 2020”.

Statusi i Metës

Takim mjaft i frytshëm dhe konstruktiv me Kryeministrin e Kroacisë, z. Andrej Plenković, mbi marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale dhe politike mes dy vendeve tona.

Ndamë të njëjtin qëndrim se integrimi europian?? i Shqipërisë?? dhe rajonit, janë e vetmja alternativë e të ardhmes sonë të përbashkët.
Marrja e Presidencës së BE për herë të parë nga Kroacia dhe qëndrimi i saj pro zgjerimit, mundësi e shtuar për Shqipërinë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian gjatë Samitit të Zagrebit në maj 2020.

Bashkëpunimi ekonomiko-tregtar, do të marrë një shtysë të re me vendosjen e linjës direkte ajrore Tiranë-Zagreb dhe ndërtimin e gazsjellësit Adriatiko-Jonian IAP. ?????

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA