Greta Thunberg është një adoleshente aktiviste për mbrojtjen e mjedisit. E reja së fundmi ka marrë një vendim që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ajo ka refuzuar të pranojë një çmim prej 40.000 paundësh, që ju është dhënë së fundmi nga Këshilli Nordik 2019.
Pas refuzimit Thunberg ka bërë një postim në rrjetet sociale ku sqaron gjithçka
“Unë aktualisht po udhëtoj nëpër Kaliforni dhe për këtë arsye nuk jam në gjendje të jem e pranishme sot me ju. Dua të falënderoj Këshillin Nordik për këtë çmim. Është një nder i madh. Por lëvizja klimatike nuk ka nevojë për më shumë çmime. Ajo që na duhet është që politikanët tanë dhe njerëzit në pushtet fillojnë të dëgjojnë shkencën aktuale, më të mirë në dispozicion”, shprehet ndër të tjera adoleshentja.
Top Channel