Komentet për myslimanët ndezin furtunë politike në SHBA, thirrje për dorëheqjen e kongresmenit republikan 18/02 21:23
Mbrëmjen e së hënës në Vinovo, në zonën e Torinos, vila e Claudio Marchisio, ish-futbollistit të Juventusit është vjedhur.
Katër persona, me fytyrat e mbuluara, të armatosur me pistoleta dhe kaçavida, hynë në shtëpinë e ish-lojtarit të Juventusit dhe duke i kërcënuar ata, e detyruan atë dhe gruan e tij të hapnin kasafortën.
Hajdutët u larguan me xhevahire dhe orë; vlera e të cilave është e madhe.
Karabinierët janë në gjurmët e kriminelëve.
Top Channel