André Calantzopoulos flet për transformimin e PMI dhe rëndësinë e qasjes në informacion të saktë dhe të përditësuar për të shmangur konfuzionin.
Tre vite më parë, u komunikua botërisht transformimi i Philip Morris International (PMI), nga një prodhues kryesor i cigareve, në një biznes që po ndërton të ardhmen e tij në ofrimin e alternativave më të mira për duhanpirësit e rritur, të cilët zgjedhin të vazhdojnë pirjen e duhanit.
Ndërsa biznesi ka vazhduar të ecë drejt arritjes së kësaj ambicieje, shumë ngjarje po ndodhin në arenat përkatëse rregullatore dhe të politikave. PMI rithekson nevojën që duhanpirësit e rritur të kenë qasje në informacione të sakta dhe jo keq-informuese në lidhje me alternativat pa tym, të tilla si cigaret elektronike dhe produktet pa tym.
Në një intervistë të fundit për CNN mbi temën e produkteve pa tym, CEO i PMI Andre Calantzopoulos tha: “Produktet janë të ndryshme, por ato kanë një karakteristikë të përbashkët. Nuk djegin duhanin dhe janë pa tym. Dhe këtu nis të shihet ndryshimi, në kuptimin e të qenit një alternative më e mirë se cigaret për njerëzit që pinë duhan.”
Ai ishte kritik për atë që konfuzioni rreth produkteve mund të krijojë, veçanërisht në lidhje me numrin e duhanpirësve të rritur dhe përdoruesve aktualë të produkteve ‘vaping’: “Ka shumë polemika rreth produkteve ‘vaping’ në SH.B.A. dhe Evropë. Unë mendoj se ndonjëherë ka shumë konfuzion, por prej hetimit që po bëhet nga FDA dhe CDC, i cili vazhdon, ne shohim se këto probleme janë më shumë të lidhura me përdorimin e vajrave THC. ”
I pyetur nëse ka ndonjë problem me produktet e ‘vaping’, Calantzopoulos sqaroi se produktet ‘vaping’ të prodhuara siç duhet, nuk duhet të jenë shkak për shqetësim. Ai tha gjithashtu se “Ka shumë njerëz në mbarë botën që përdorin produkte ‘vaping’, dhe të japësh përshtypjen se janë më të dëmshme se cigaret, ose po aq sa cigaret, mendoj se nuk është një gjë e mirë.” Ai përsëriti se për 1 miliard njerëzit që pinë duhan, ishte absolutisht e nevojshme të eleminohej konfuzioni, sepse përndryshe njerëzit do të qëndronin tek konsumi i cigareve tradicionale.
Produktet pa tym nuk janë pa rrezik dhe ato përmbajnë nikotinë, e cila krijon varësi. Sidoqoftë, këto produkte mund të luajnë një rol të rëndësishëm për të ndihmuar në adresimin e një çështje globale të shëndetit publik, duke siguruar një alternativë më të mirë duhani për duhanpirësit e rritur që nuk e shkëputen dot tërësisht nga duhani dhe nikotina. Duhanpirësit meritojnë një plan të arsyeshëm, si dhe informacion të saktë dhe të përditësuar në mënyrë që ata të mund të bëjnë zgjedhje të informuara. Këtu politika, rregullatorët ligjorë dhe media mund të luajnë një rol të rëndësishëm.
Top Channel