Një i dyshuar ka bërtitur qëllimisht “Allahu Akbar” gjatë filmit të “Joker-it”, duke përhapur panik mes njerëzve.
Në këtë mënyrë ai e pati më të lehtë t’u grabiste telefonët dhe çantat.
Le Parisien thotë se ngjarje ndodhi brenda kinemasë “Grand Rex” në Paris, kur e gjithë salla hyri në panik pasi dëgjoi të bërtitura “Allahu Akbar”. Të gjithë dolën me nxitim duke u përplasur nëpër dyer.
Më pas u zbulua se gjithçka ishte shkaktuar nga një 34-vjeçar, i cili kishte hyrë në sallë duke folur me zë të lartë. Pasi i kishin thënë të pushonte, ai kishte bërtitur “Allahu Akbar” dhe çdo gjë u kthye në kaos.
Rojat u përpoqën ta kapin personin që bërtiste dhe zbuluan se mund të jetë bërë fjalë për një tentativë grabitjeje.
Top Channel