“Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nuk i është thënë “jo” në Bruksel dhe nuk kanë marrë një përgjigje negative për fillimin e negociatave”.
Ky është qëndrimi që mban Jean Louis Falconi, ambasador i Francës në Beograd, në intervistën e dhënë për agjencinë ‘Fonet’, teksa komentonte qasjen e vendit të tij ndaj procesit të zgjerimit.
Nuk ka një vendim të marrë më 18 tetor, shpjegon ai, sepse përkundër përpjekjeve të konsiderueshme të bëra nga këto vende, përfshirë përfundimin e Marrëveshjes së Prespës, ato duhet të zbatojnë disa reforma.
“Në Bruksel, Shkupit dhe Tiranës iu tha “po, por” dhe “po nëse”, ka deklaruar Falconi, duke shtuar se fillimi i negociatave do të pasojë menjëherë pasi këto vende të kenë përfunduar reformat e nevojshme.
Sipas ambasadorit, për të gjitha vendet që aspirojnë BE-në, reformat janë të nevojshme, veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut dhe luftën kundër krimit.
Ambasadori francez ka theksuar se procesi i zgjerimit merr parasysh gjendjen e vendit, shoqërinë, dhe ekonominë e tij.
Franca mohon “partneritetin e privilegjuar”: Ballkani pjesë e BE, ja çfarë ofrojmë
Top Channel