Marsida Qatja, gruaja e re e cila ishte dëshmitare e një vrasjeje në shtëpinë e saj është thirrur nga prokuroria e Kavajës për t’u pyetur në lidhje me një intervistë, e cila pas seancës së pyetjes ka rezultuar sipas Qatjas se nuk ishte dhënë asnjëherë.
Ajo është marrë në pyetje për shkak të disa të dhënave që kanë dalë në media, sipas të cilave gruaja kishte marrë 20 milionë lekë që të mos fliste se vrasja kishte ndodhur për pazare droge.
Para policisë Marsida tha se nuk e ka dhënë fare atë intervistë dhe më pas është lënë e lirë. Madje mësohet se gruaja u ka thënë prokurorëve se do të ngrejë një padi për prishje imazhi.
Qatja është me detyrim paraqitjeje dhe i është bllokuar pasaporta nga autoritetet, pasi dyshohet për mbajtje të banesës për përdorimin e lëndëve narkotike.
Video/ “Unë jam viktima, jo molla e sherrit”- ja rrëfimi i Marsidës në Open
Open/ Çfarë raportesh kishin me njëri-tjetrin personazhet e Kavajës? Marsida jep versionin e saj
“Kokainë dhe alkool para krimit”/ Dosja e prokurorisë për ngjarjen e Kavajës dhe kërkesat për arrest me burg
Vrasje për xhelozi/ Punonjësi i burgjeve vret ish të dënuarin në Kavajë në shtëpinë e një gruaje
Top Channel