Forcat turke të sigurisë nëpërmjet operacioneve kundër organizatave terroriste brenda vendit kanë parandaluar një numër të madh të akteve të planifikuara nga terroristët.
Forcat turke të sigurisë gjatë 4.536 operacioneve të ndërmarra që nga viti 2016 në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste DEASH, kanë ndaluar 13.696 të dyshuar dhe kanë arrestuar 4.517 prej tyre.
Sipas të dhënave që Anadolu Agency (AA) ka përpiluar, mësohet se forcat e sigurisë në luftën që vazhdojnë kundër organizatave terroriste, nën kontrollin e ekspertëve të anti-terrorit dhe shërbimeve inteligjente kanë formuar 60 pika të “njësisë së analizës së rrezikut” në 30 qytete. Në kuadër të kësaj i janë dhënë goditje të rënda organizatës terroriste DEASH, Al-Kaeda dhe luftëtarëve të huaj terroristë.
Ekspertët të anti-terrorit dhe shërbimeve inteligjente me detyrë në këto njësi kanë ndjekur rregullisht të gjitha zhvillimet për organizatat terroriste si dhe aktivitetet brenda dhe jashtë vendit të anëtarëve të organizatës.
– Ndalimi i hyrjes për 75.480 shtetas të huaj
Në kuadër të punimeve nga njësitë e sigurisë të cilët vazhdojnë aktivitetet e tyre në kontakt dhe koordinim me njësitë e shërbimeve inteligjente të vendeve të tjera, është mundësuar ndalimi i hyrjes në Turqi për 75.480 shtetas të huaj të cilët janë përcaktuar se do të kalonin në rajonet e konflikteve.
Nëpërmjet njësive të policisë, xhandarmërisë, shërbimeve inteligjente (MIT) dhe atyre kufitare janë kryer ndjekjet e këtyre personave në kufij si dhe janë zhvilluar punime të përbashkëta për parandalimin e hyrjes së tyre në vend.
– Që nga viti 2016 e deri më tani janë kapur 13.696 persona
Forcat turke të sigurisë nëpërmjet punimeve të kryera kundër organizatave terroriste brenda vendit kanë parandaluar një numër të madh të akteve të planifikuara nga terroristët. Që nga viti 2016 e deri më tani në kuadër të kësaj kanë zhvilluar 4.536 operacione nga të cilat 783 në vitin 2016, 1.391 në vitin 2017, 1.327 në vitin 2018 dhe 1.035 këtë vit deri më 15 tetor.
Si rezultat i operacioneve të ndërmarra janë ndaluar 13.696 të dyshuar ndërsa janë arrestuar 4.517 prej tyre.
Ndërkohë në po të njëjtën periudhë në fjalë gjatë operacioneve thuhet se janë neutralizuar 1.018 terroristë përfshirë terroristët e kapur të plagosur apo që u janë dorëzuar forcave të sigurisë.
Aktualisht 1.174 prej pjesëtarëve të organizatës terroriste DEASH dhe 115 nga Al-Kaeda janë të burgosur dhe të dënuar nëpër burgje.
Top Channel