Enti Shtetëror i Statistikave propozoi sot që Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut të bëhet në prill të 2021, ndërsa Ligji për regjistrim të miratohet para formimit të Qeverisë teknike.
Atje thonë se në përputhje me praktikën ndërkombëtare, aktivitetet për regjistrim dhe për zgjedhje nuk mund të zhvillohet paralelisht, duke pasur parasysh se janë caktuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në prill të vitit 2020. Për shkak të kësaj, ESHS theksoi se do ti propozojë Ministrisë së Drejtësisë si propozuese e ligjit që të prolongojë realizimin e operacionit të regjistrimit për në prill të 2021, ndërsa ligji të miratohet para formimit të Qeverisë teknike, deri në fund të këtij viti. Regjistrimi i popullsisë ishte caktuar për më 1 prill 2020, por për shkak të zgjedhjeve dhe reagimeve të opozitës, tanimë pritet të vendoset për shtyerje të këtij operacioni për numërimin e popullsisë dhe amvisërive në vend. Ky operacion ishte paraparë që të kushtojë 8,5 milionë euro dhe të realizohej në rrugë elektronike dhe me regjistrues në terren. (INA)
Top Channel