Meta takim me Kitarovic në prag të marrjes për herë të parë të Presidencës së BE nga Kroacia

29/10/2019 09:43

Presidenti i Republikës Ilir Meta, nis sot një vizitë shtetërore dy ditore në Kroaci, me ftesë të Presidentes kroate Kolinda Grabar-Kitarović.

Vizita e Kreut të Shtetit në Zagreb realizohet në prag të marrjes për herë të parë të Presidencës së Bashkimit Europian nga Kroacia.

Në Zagreb në maj 2020 do të zhvillohet edhe Samiti i radhës që do të marrë në shqyrtim kërkesën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave me BE.

Në kuadër të vizitës së tij Meta do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit Gordan Jandroković, Kryeministrin Andrej Plenković, si dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar.

Top Channel